Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

20 Nëntor 1925, komisioni parlamentar heton abuzimet e Mufit Libohovës

Mufit Libohova

Më 20 Nëntor 1925, përfundoi hetimet komisioni parlamentar lidhur me abuzimet e kryeministrit Mufit Libohova dhe anëtarëve të kabinetit të tij. Ai zbuloi abuzime dhe korrupsion të madh në dhënien e konçesioneve për krijimin e “Bankës Kombëtare”dhe për huanë e shoqërisë italiane SVEA. Komisioni kërkoi proçedimin e kryeministrit, por përfshirja në abuzime të shumta të autoriteteve më të larta shtetërore, në të dy anët e Adriatikut ndikoi për mbylljen e shpejtë te dosjeve skandaloze.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version