Në ditarin e vet patrioti beratas, Bab Dud Karbunara, shkruan se për veprimtarinë e tij patriotike, më 20 Prill 1905, u dënua me tre vjet burg nga gjyqi turk i Beratit, për vepra politike kundër shtetit. Është e njohur vendosmëria e rilindasit tonë të madh, për lirinë dhe pavarësinë e Atdheut, për shkollën dhe arsimin shqip, për ruajtjen e kulturës dhe të identitetit tonë kombëtar. Të gjitha këto përbënin vepër penale për pushtuesit dhe dënoheshin prej tyre.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
14 Mars 1444, Aleks Shqiptari përmendet në “Librin e artë”, të qytetit Murano në Itali
-
14 Mars 1887, u hap shkolla e parë shqipe në Pogradec
-
14 Mars 1914, lindi në Tiranë skulptori Janaq Paço
-
14 Mars 1914, u hap në Tiranë spitali i parë austriak
-
14 Mars 1946, u miratua Kushtetuta e Republikës Popullore të Shqipërisë.