Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

20 Prill 1939, Fejzi Alizoti dhe Jakomoni firmosën bashkimin doganor të Shqipërisë me Italinë

Françisko Jakomoni dhe Fejzi Alizoti, më 20 Prill 1939, nënshkruan në Tiranë Marrëveshjen ekonomiko-doganore-valutore, ndërmjet Mbretërisë Italiane dhe Mbretërisë Shqiptare. Ajo parashikonte bashkimin doganor midis dy vendeve, ose siç thuhej tekstualisht “Tokat e dy shteteve kanë me u konsideru…sikurse të formojshin një tokë të vetme”. Marrëveshja vendoste paritetin fiks të frangut shqiptar me liretën italiane. Nëpërmjet kësaj marrëveshje, Italia vendosi kontrollin e plotë mbi ekonominë e dobët shqiptare. Nga konkurrenca e mallrave italiane, falimentuan ato pak fabrika e punishte të ngritura, u rëndua zejtaria dhe dyqanet e vegjël. Nga heqja e doganeve gjatë pushtimit Italian të Shqipërisë, është llogaritur, që vendi ynë humbi 432 milion franga ari.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version