20 Qershor 1937, Shaqir Hajrullahu u emërua sekretar i kryekonsullatës Shqiptare në Stamboll

Më 20 Qershor 1937, Shaqir Hajrullahu, u emërua sekretar i kryekonsullatës Shqiptare në Stamboll. Ai u lind në Gjakovë, më 1907. Pas përfundimit të Robert Kolegjit Amerikan të Stambollit, u punësua në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë, në Drejtorinë Politike. Në diplomaci, Shaqiri punoi edhe pas pushtimit italian. Në prill të vitit 1942, u dekretua anëtar i Këshillit të Korporatës italiane. Mbas kapitullimit të Italisë, u kthye në Kosovë.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Leave a Reply