Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

20 Shkurt 1622, shënohet sot përvjetori i vdekjes së Pjetër Budit

Sot përkujtohet përvjetori i vdekjes i shkrimtarit dhe klerikut Pjetër Budi, emrin e të cilit e ndeshim në enciklopeditë e huaja ruse. Në vëllimin e parë të “Enciklopedisë së shkurtër letrare” për të shkruhet: “Është autor i librave me përmbajtje fetare “Doktrina krishtere”, botuar më 1618, “Pasqyra e të  rrëfyemit”, botuar më 1621 dhe “Rituali roman”, botim i 1621, në të cilat jepen gjithashtu edhe të dhëna mbi zakonet, gjendjen shoqërore dhe politike në vend. Budi e konsideronte të domosdoshëm bashkimin e gjithë popullit shqiptar pa dallim feje. Ai shfrytëzoi alfabetin latin me tre gërma cirilike, alfabet që u përdor në Shqipërinë e Veriut deri në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version