Në Unger (Lungero) të Kalabrisë, më 20 Shkurt 1897, u mblodh Kongresi i Dytë Arbëresh për gjuhën shqipe. Në këtë tubim, përveç studjuesve arbëresh të Italisë, merrnin pjesë edhe përfaqësues të shqipëtarëve me banim në Rumani dhe Austri, si dhe miq të Shqipërisë nga vende të ndryshme. Në Kongres u vendos të kërkohej nga qeveria Italiane që të hapej një degë e shqipes në Institutin Oriental të Napolit; të njihej zyrtarisht gjuha shqipe për arbëreshët dhe të përkrahej puna e atdhetarëve shqiptarë për përhapjen e arsimit e të kulturës kombëtare në Shqipëri, duke bashkëpunuar për këtë me veprimtarët e Shqipërisë e të Kolonive shqiptare në Rumani, Egjipt, etj.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Shkurt 1822, u dërgua në Stamboll koka e Ali Pashë Tepelenës
-
22 Shkurt 1917, u nda nga jeta abat, Preng Doçi
-
22 Shkurt 1926, u ngrit kryekonsullata Shqiptare e nderit në Janinë të Greqisë
-
22 Shkurt 1933, u shua patrioti Hil Mosi
-
22 Shkurt 1942, grevë antifashiste e nxënësve të Institutit Femëror në Tiranë