Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

20 Shtator 1449, Gjergj Kastrioti i kërkon Venedikut që të hyjnë në mbrojtje të Republikës së Shën Markut

Republika e Shën Markut

Më 20 Shtator 1449, Gjergj Kastrioti, nëpërmjet ambasadorëve të vet që dërgoi në Venedik, kërkoi të hynte në mbrojtje të Republikës së Shën Markut, përmes formës së vasalitetit që përdorej në atë kohë. Sinjoria u shpreh e gatshme të riratifikonte marrëveshjen e vjetër të paqes me Skënderbeun, t’i siguronte atij strehim në tokat e veta në rast rreziku dhe ta furnizonte me mallra nëpërmjet portit të Durrësit.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version