Pedagogu dhe gazetari i shquar, Naum Dhimitër Naçi, ose sic njihet ndryshe edhe Nuçi Naçi, u nda nga jeta më 20 Tetor 1927. Ishte drejtor i mësonjëtores së parë shqipe në Korçë, mësues i shqipes në shkollën e Treskës, në shkollën e mbrëmjes për shqiptarët në Stamboll, në shkollën e mesme të Janinës. Për punën e tij të madhe në fushën e arsimit, Kuvendi Popullor i ka dhënë titullin e lartë “Mësues i Popullit”. Ka drejtuar disa organe shtypi, shoqata e klube patriotike.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Prill 1433 bujarët shqiptarë ngrihen kundër pushtimit turk
-
25 Prill 1911 u mbajt Kuvendi i mërgimtarëve në Bukuresht
-
25 Prill 1911 u vra patrioti Rushit Dine Halili
-
25 Prill 1919 shfaqet në Shkodër komedia “Shërbëtori i dy zotërinjve”
-
25 Prill 1920, Mehmet Konica i dërgon telegram Konferencës së fuqive aleate