Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

21 Dhjetor 1924, Legata Italiane raporton sulmin e armatosur të Ahmet Zogut

Ahmet Zogu

Më 21 Dhjetor Legata Italiane në Shqipëri njoftonte Ministrinë e Jashtme në Romë, për sulmin e forcave të armatosura të Ahmet Zogut, të organizuara dhe të ndihmuara nga qeveritë jugosllave e greke, për rrëzimin e qeverisë së Fan Nolit. Sipas raportit, ato mësynë njëheresh në Bujan, Tarabosh, Kastrat, Postribë, në Krumë e Lumë, në Dibër e në Mat, në bregun perëndimor të liqenit të Ohrit, në Kakavi dhe në Urën e Beratit. “Pushtimi nga ana e bandave, thuhet në raport, bëhet në bazë të një plani taktik të studiuar me kujdes dhe të përgatitur me aftësi që më parë”.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version