Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

21 Dhjetor 1947, lindi gazetarja dhe shkrimtarja Ludmilla Pajo

Gazeta "Zëri i Popullit"

Gazetarja Ludmilla Pajo, u lind më 21 Dhjetor 1947. Mësimet e para i mori në Kuçovë dhe u diplomua në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Histori-Filologjisë, si dhe atë të Shkencave Politike-Juridike, dega e gazetarisë. Karrierën e nisi në gazetën “Zëri i Popullit”, ku trajtoi problemet e artit dhe të kulturës, të letërsisë dhe shëndetësisë dhe më pas u transferua në revistën“Ylli”. Në vitet 90-të, ishte zëdhënëse e shtypit në Ministrinë e Punëve të Brendëshme. Ludmilla Pajo, u shqua dhe si shkrimtare. Ka lënë një seri veprash letrare për fëmijë dhe të rritur.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version