Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

21 Dhjetor 1956, zhvillohet Olimpiada e 6-të Teatrore në teatrin Migjeni

Zef Deda

Në teatrin “Migjeni”, të Shkodrës, më 21 deri më 26 Dhjetor 1956, u zhvillua Olimpiada e 6-të Teatrore, ku morën pjesë 18 grupe amatore. Në këtë garë artistike, për herë të parë spikati, talenti dhe humori i lindur i Zef Dedës, i cili luante në trupën artistike të Spitalit Civil të Shkodrës. Më pas, ai u bë një nga artistët më të njohur dhe më të dashur jo vetëm të skenës shkodrane, por për të gjithë auditorin artdashës shqiptar.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version