Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

21 Gusht 1920, forcat jugosllave pushtojnë zonat e Malësisë së Shkodrës

Më 21 Gusht 1920, forcat jugosllave, shpërthyen një sulm të mirëorganizuar dhe pushtuan Kelmendin, Kastratin, Shkrelin dhe Koplikun. Për të përballuar agresionin në malësitë e Shkodrës, u grumbulluan mbi 3000 vullnetarë të armatosur, 400 luftëtarë të tjerë vigjilonin në brigjet e Bunës nga priteshin sulme të tjera nga shovinistët fqinjë. Përballë qëndresës shqiptare, por dhe presionit ndërkombëtar, agresorët u detyruan të tërhiqeshin, duke lënë pas fshatra të djegur dhe të shkatërruar.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version