Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

21 Janar 1997, zhvillohet Festivali i II i muzikës bashkëkohore “Nikolla Zoraqi”

Në Tiranë, më 21 janar 1997, u zhvillua Festivali i II i muzikës bashkëkohore, “Nikolla Zoraqi”. Gjatë tre netëve konkuruan instrumentistë dhe orkestrantë të muzikës së dhomës nën 30 vjeç. Festivali i përvitshëm organizohet nga “Shoqata e Muzikës së Re Shqiptare” dhe Drejtoria e Përgjithshme e Radio-Televizionit Publik Shqiptar. 21 dhe 25 Janari përkojnë me datën e lindjes dhe të vdekjes të kompozitorit Nikolla Zoraqi, i cili për një kohë të gjatë ka mësuar, punuar dhe krijuar në Radio-Tirana.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version