Një nga punonjësit e vjetër të Radio-Tiranës, Stavri Sharxhi, u lind në Korçë, më 21 Korrik 1943. Pas diplomimit në Fakultetin e Histori-Filologjisë të Universitetit të Tiranës, u trajnua nëAgjensinë Telegrafike Shqiptare dhe nëAgjensinë e Lajmeve Hungareze. Rrugën e gazetarisë, e filloi në redaksinë e fëmijëve në Radio-Tirana. Në vitin 1975, u tranferua si korespondent i ATSH në Korçë, duke mbuluar edhe rrethet e Pogradecit dhe të Kolonjës. Në vitin 1981, u kthye në ATSH, në postin e përgjegjësit të sektorit të brëndshëm, ku punoi deri sa doli në pension. Nga pena e tij, kanë dalë mijëra lajme, reportazhe, radiokronika, radioreportazhe e radiodramatizime. Shumë shkrime të tjera që mbajnë autorësinë e tij, janë botuar në faqet e disa gazetave dhe revistave.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
Sandër Lleshi dekretohet Ministër i Brëndshëm.
-
16 Nëntor 1990 rihapet Xhamia e Plumbit në Shkoder
-
2000 – Bill Clinton është presidenti i parë amerikan i cili vizitoi Vietnamin që nga Lufta e Vietnamit
-
16 nentor 1996 Nënë Tereza pranon çmimin qytetare e nderit e Shteteve të Bashkuara
-
16 Nëntor 1759, delegacion himarjot për perandoreshën e Rusisë