Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

21 Mars 1821, lindi në Strugë patrioti Dr. Ibrahim Temo

Në Strugë, më 21 Mars 1865, u lind mjeku dhe patrioti Ibrahim Temo. Pas mësimeve të para në vendlindje, vazhdoi shkollën në Stamboll, ku u diplomua për mjekësi. Ishte një ndër veprimtarët e lëvizjes xhonturke, nismëtar dhe drejtues i Komitetit të parë Xhonturk “Bashkim dhe Përparim”. Për veprimtarinë e tij, u përndoq dhe u dënua me vdekje në mungesë. Ishte një ndër autorët e Programit të Kongresit të Bukureshtit, veprimtar dhe drejtues i shoqërive patriotike “Dituria” dhe “Shpresa”. Një ndihmesë të madhe, dha për ngritjen e shkollave shqipe për mërgimtarët shqiptarë. Ibrahim Temo, kryesoi delegacionin e mërgimtarëve të Kostancës në Kongresin e Bukureshtit, që zhvilloi punimet më 23 Prill 1905, mori pjesë në hartimin e peticioneve dhe memorandumeve në adresë të Portës së Lartë dhe Fuqive të Mëdha ku kërkohej liria e Atdheut dhe të drejtat kombëtare të popullit shqiptar. Në vitin 1914, erdhi si mjek në Shqipëri për të luftuar malarjen dhe sëmundjet e tjera epidemike dhe deri në fund të jetës nuk e ndërpreu veprimtarinë e vet patriotike në mbrojtje të çështjes kombëtare.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version