Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

21 Mars 1953, premierë e “Otellos” në Teatrin Popullor

21 Marsi i vitit 1953, është një datë e shënuar e skenës shqiptare. Atë ditë, për herë të parë, artistët profesionistë shqiptarë luajtën një nga tragjeditë më të njohura të Shekspirit “Otellon”. Premiera ishte një triumf i vërtetë artistik. U shquan dhe u duartrokitën për lojën e tyre të apasionuar, Loro Kovaçi, Sandër Prosi, Liza Vorfi, Kadri Roshi, etj. “Otello”, qëndroi në repertorin aktiv të Teatrit Popullor njëmbëdhjetë vjet dhe, sa herë që jepej, salla ishte e mbushur dhe dyert thyheshin nga turmat e spektatorëve që nuk gjenin dot bileta.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version