Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

21 Prill 1939, Benito Musolini u shpall “qytetar i parë nderi” i Shqipërisë

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave të datës, 21 prill 1939, kreu i Partisë Fashiste Italiane Benito Musolini, shpallej qytetar i parë nderi i Shqipërisë. Me një vendim tjetër të qeverisë kolaboracioniste të po kësaj date, ministri i jashtëm fashist Konti Ciano, shpallej qytetar nderi i Tiranës. Më 21 prill 1939, edhe rrugët kryesore të kryeqytetit tonë u pagëzuan me emrat e krerëve të Romës, kështu Bulevardi “Zogu”, u quajt “Viktor Emanueli III”; rruga “Mbretëresha Geraldinë”, mori emrin “Galeaco Ciano”, sheshi “Tirana e re”, u pagëzua sheshi “Savoja”, etj.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version