Karli I i Anzhuinëve, me anën e një shpalljeje drejtuar arbëreshëve, që mban datën 21 Shkurt 1272, shpalli formimin e Mbretërisë së Arbërit (Regnum Albanum) dhe veten e shpalli Mbret i Arbërisë (Rex Albania). Kjo ngjarje e rëndësishme shtetformuese në historinë e vendit tonë lidhet me forcimin e klasës feudale shqiptare dhe dobësimin e perandorisë bizantine. Arbërit në këto kushte marrin pjesë drejtpërsëdrejti në ngjarjet politiko-ushtarake për trashëgiminë e perandorisë; ata përfshihen në kryengritjen e madhe të viteve 1257-1258 dhe hyjnë në marrëveshje me anzhuinët. Mbreti Karli I, pushtoi Durrësin dhe nga Napoli shpalli krijimin e Mbretërisë së Arbërit.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Prill 1433 bujarët shqiptarë ngrihen kundër pushtimit turk
-
25 Prill 1911 u mbajt Kuvendi i mërgimtarëve në Bukuresht
-
25 Prill 1911 u vra patrioti Rushit Dine Halili
-
25 Prill 1919 shfaqet në Shkodër komedia “Shërbëtori i dy zotërinjve”
-
25 Prill 1920, Mehmet Konica i dërgon telegram Konferencës së fuqive aleate