Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

21 Shkurt 1272, mbreti Karli I Anzhuin shpalli Mbretërinë e Arbrit dhe vetë u shpall mbret i saj

Karli I i Anzhuinëve, me anën e një shpalljeje drejtuar arbëreshëve, që mban datën 21 Shkurt 1272, shpalli formimin e Mbretërisë së Arbërit (Regnum Albanum) dhe veten e shpalli Mbret i Arbërisë (Rex Albania). Kjo ngjarje e rëndësishme shtetformuese në historinë e vendit tonë lidhet me forcimin e klasës feudale shqiptare dhe dobësimin e perandorisë bizantine.  Arbërit në këto kushte marrin pjesë drejtpërsëdrejti në ngjarjet politiko-ushtarake për trashëgiminë e perandorisë; ata përfshihen në kryengritjen e madhe të viteve 1257-1258 dhe hyjnë në marrëveshje me anzhuinët. Mbreti Karli I, pushtoi Durrësin dhe nga Napoli shpalli krijimin e Mbretërisë së Arbërit.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version