Spiro Çipi, një nga themelonjësit e mjeksisë ligjore, u lind në Korçë, më 21 Shtator 1909. U diplomua në Universitetin e Sorbonës në Paris, për mjekësi dhe drejtësi. Në atdhe u emërua mjek ligjor i spitalit të Tiranës, ku dhe hodhi themelet e mjekësisë ligjore. Pas çlirimit, punoi si mjek në Berat, Fier e Korçë dhe më pas si mjek ushtarak. Pas një specializimi në Moskë, i kthehet përsëri problemeve mjekoligjore; punoi në Laboratorin Qëndror të Kriminalistikës dhe si pedagog i jashtëm për mjeksinë ligjore në Fakultetin e Mjeksisë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Shkurt 1822, u dërgua në Stamboll koka e Ali Pashë Tepelenës
-
22 Shkurt 1917, u nda nga jeta abat, Preng Doçi
-
22 Shkurt 1926, u ngrit kryekonsullata Shqiptare e nderit në Janinë të Greqisë
-
22 Shkurt 1933, u shua patrioti Hil Mosi
-
22 Shkurt 1942, grevë antifashiste e nxënësve të Institutit Femëror në Tiranë