Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

21 Shtator 1909, u lind në Korçë Spiro Çipi, themelues i mjekësisë ligjore shqiptare

Instituti Mjeko-Ligjor

Spiro Çipi, një nga themelonjësit e mjeksisë ligjore, u lind në Korçë, më 21 Shtator 1909. U diplomua në Universitetin e Sorbonës në Paris, për mjekësi dhe drejtësi. Në atdhe u emërua mjek ligjor i spitalit të Tiranës, ku dhe hodhi themelet e mjekësisë ligjore. Pas çlirimit, punoi si mjek në Berat, Fier e Korçë dhe më pas si mjek ushtarak. Pas një specializimi në Moskë, i kthehet përsëri problemeve mjekoligjore; punoi në Laboratorin Qëndror të Kriminalistikës dhe si pedagog i jashtëm për mjeksinë ligjore në Fakultetin e Mjeksisë.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version