Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

21 Shtator 1949, u botua në “Gazetën zyrtare” dekreti që detyronte çdo shqiptar të mësonte shkrim e këndim

Mësuesit e shkollës shqipe në 1945

Në “Gazetën zyrtare”, më 21 Shtator 1949, u botua Dekreti mbi detyrimin e shtetasve për të mësuar shkrim e këndim. Ky akt shënoi etapën e dytë dhe përfundimtare, të aksionit të madh kombëtar të zhdukjes së analfabetizmit në Shqipëri, ëndërr e rilindasve tanë të ndritur. Në tetor të atij viti, u mblodh Konferenca Kombëtare, që konkretizoi planin “e luftës kundër analfabetizmit”, realizimi i të cilit bëri të mundur që për dhjetë vjet të zhduket analfabetizmi në Shqipëri, kjo përbën një ngjarje të shënuar në historinë e arsimit dhe të shkollës shqiptare.

 

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version