Pedagogu Rexhep Neziri, u lind në Shkodër më 22 Gusht 1909, atje mori mësimet e para, atje u mor me sport dhe u bë ndër nismëtarët e themelimit të shoqërisë studentore “Besa”. Studimet e larta për biologji i ndoqi në Universitetin e Montpeliesë, në Francë. Pas diplomimit, u kthye në Atdhe dhe në shtator të vitit 1935, filloi të japë mësim në gjimnazin e shtetit në Shkodër. Ai nuk e ndërpreu asnjëherë mësimdhënien për 25 vjet rresht. Atë e kujtojnë breza të tërë nxënësish, nga gjimnazi dhe pedagogjikja e Shkodrës, ata të Normales së Elbasanit dhe Gjimnazit të Gjirokastrës, e kujtojnë konviktorët e konviktit “Malet tona”, të ardhur nga gjithë viset e Shqipërisë. Nxënës të tij kanë qënë shumë figura e personalitete, që kanë lënë gjurmë në zhvillimet dhe historinë e vendit tonë, duke filluar nga Qemal Stafa e Vojo Kushi, e duke vazhduar me Pjetër Arbnorin e dhjetra mjekë, juristë, inxhinjerë e gjeologë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
28 Shkurt 272, lindi në Nish të Kosovës Kostandini i Madh, Perandor i Romës
-
28 Shkurt 1208, Papa Inocenti i III i shkruan princit Dhimitër të Arbërit
-
28 Shkurt 1907, lindi ushtaraku Irfan Peshtani
-
28 Shkurt 1917, lindi Dr. Medar Shtylla
-
28 Shkurt 1925, kur linjat e fluturimit lidhnin Shkodrën, Korçën dhe Vlorën me Tiranën