Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

22 Janar 1828, lindi Elena Gjika, grua e ndritur e Rilindjes

Në Bukuresht më 22 Janar 1828, u lind Elena Gjika, një nga figurat më të ndritura të Rilindjes sonë. Me veprimtarinë dhe krijimtarinë e saj të pasur ajo ka shërbyer si urë lidhëse midis popullit tonë dhe familjes së madhe të popujve të tjerë, sidomos rumun. Emrin e saj e ndeshim në gazetat dhe revistat më të shquara të kohës. Ajo njihej e pritej me nderim në të gjithë oborret e botës. Në artikujt, librat, por edhe korrespodencën që pati me rilindasit tanë ajo mbrojti me zjarr çështjen shqiptare.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version