Nën presionin e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, Qeveria e Përkohshme e Vlorës që kryesohej nga Ismail Qemali, dha dorëheqjen më 22 Janar të vitit 1914. Në vendimin e dorëheqjes Komisioni thekson se ky ishte “I vetmi mjet për ti dhënë fund përçarjes dhe anarkisë në vend”. Me vendimin që mbante firmat e po atyre përfqësuesve të Fuqive të Mëdha, që e gjymtuan e copëtuan Shqipërinë, tani edhe asaj çka kishte mbetur po i hiqnin të drejtën e vetëqeverimit, duke ia kaluar të gjithë pushtetin Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Prill 1433 bujarët shqiptarë ngrihen kundër pushtimit turk
-
25 Prill 1911 u mbajt Kuvendi i mërgimtarëve në Bukuresht
-
25 Prill 1911 u vra patrioti Rushit Dine Halili
-
25 Prill 1919 shfaqet në Shkodër komedia “Shërbëtori i dy zotërinjve”
-
25 Prill 1920, Mehmet Konica i dërgon telegram Konferencës së fuqive aleate