Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

22 Maj 1910, lindi Lola Gjoka, pianistja e parë shqiptare

Lola Gjoka, pianistja e parë dhe e talentuar shqiptare, u lind në Sevastopol të Rusisë, më 22 Maj 1910. U lidh me instrumentin e saj të dashur, që në moshën 6 vjeçare. Mësues dhe pedagog të parë kishte të atin. Mësimet e para në piano, Lola i mori me pedagogen e njohur ruse Koralova: ndoqi një kurs njëvjeçar në Konservatorin e Vjenës dhe u diplomua në Konservatorin e Athinës. Në Atdhe, Lola Gjoka, u kthye në vitin 1932 dhe u lidh me muzikantët më të shquar të kohës: Tefta Tashkon, Tonin Guramiun, Marie Krajën, Jorgjie Trujën, Mihal Cikon. Së bashku përgatitën dhe dhanë koncertet e para, në Korçë, Shkodër e qytete të tjera. Me ngritjen e Radio-Tiranës, bëhet ndër bashkëpunëtoret e para të mikrofonit. Veprimtarinë pedagogjike e vazhdoi në Liceun Artistik dhe në Konservatorin e Tiranës. Në vitin 1951, e deri sa doli në pension artistja, punoi si koncertmaestre, filiimisht në Filarmoninë e Shtetit dhe më pas në Teatrin e Operas dhe të Baletit.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version