Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

22 Mars 1373, përfundoi qëndisja e veprës “Epitafi i Gllavenicës”

Epitafi i Gllavenicës, është një nga objektet më të rëndësishme të besimit ortodoks që është ruajtur dhe ka ardhur deri në ditët tona. Qëndisja e veprës ka përfunduar, më 22 Mars 1373. Ajo është realizuar me fije mëndafshi, ari dhe argjendi me teknikën e mbushjes me gjilpërë. Punimi është kryer me finesë të madhe dhe plastikë të përkryer. Vepra e shenjtë përfytyron Jezu Krishtin të vdekur, të shtrirë mbi një çarçaf me pafta. Në të janë pasqyruar gjithashtu Shën Maria, Shën Joani, ungjillorë, profetë dhe ëngjëj krahëshpalosur. Epitafi i Gllavenicës, është një kryevepër e artit mesjetar shqiptar, që për nga rëndësia i kalon shumë kufijtë e vendit tonë. Ai ka dhe vlera si dokument i rëndësishëm historik, se na dëshmon për lidhjet që kishin princat katolikë Gjergji dhe Balsha që sundonin në veri të vendit me pjesën jugore të Shqipërisë.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version