Më 22 Mars 1878, doli numëri i gazetës ”Interpreti i Lindjes” (Terxhumani Shark).Gazeta botohej në Stamboll në gjuhën turke. Duke filluar nga numëri 74 i saj, e deri sa u mbyll, kryeredaktor ishte enciklopedisti shqiptar Sami Frashëri. Në çdo numër të saj Samiu botonte shënime dhe komentë politike, ku mbronte çështjen shqiptare dhe interesat kombëtare, demaskonte pazarllëqet e Fuqive të Mëdha dhe shovinistëve fqinj në kurriz të Shqipërisë. Në gazetë u pasqyruan veprimtaritë e Lidhjes së Prizrenit dhe kërkesat për bashkimin e 4 vilajeteve të banuara nga shqiptarët në një njësi administrative autonome.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Janar 1828, lindi Elena Gjika, grua e ndritur e Rilindjes
-
22 Janar 1788, lindi Bajroni, poet anglez e mik i shqiptarëve
-
22 Janar 1914, Qeveria e Ismail Qemalit dha dorëheqjen
-
22 Janar 1919, Shqipëria shpallet zonë lufte nga Komanda italiane
-
22 Janar 1949, lindi Fran Camaj, gazetar shqiptar në Mal të Zi