Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

22 Mars 1895, u shfaq në Paris filmi i parë në botë, pas 10 vitesh kjo ndodhi në Shqipëri

22 Marsi i vitit 1895, shënon lindjen e “Artit të Shtatë”. Vëllezërit Lui dhe August Lymjerë shfaqën në Paris në këtë ditë, filmin e parë në botë. Filmi ishte 17 metra dhe zgjati rreth 120 sekonda. Kineastët e parë shqiptarë kanë qënë Janaq e Milto Manaqi, të cilët, xhiruan filmat shqiptarë në vitet e para të shekullit të kaluar. Kështu në vitin 1906, ata xhiruan. “Lojna e kostume popullore”, një vit më vonë “Patriotë të varur nga pushtuesit”. Kronika që ka ardhur deri në ditët tona, është ajo me titull “Tjerrëset”, e xhiruar në vitin 1905, domethënë vetëm 10 vjet pasi vëllezërit Lymjerë kishin projektuar filmin e parë në Paris. “Tjerrëset”, është filmi i parë i xhiruar në Ballkan nga Milto Manaki, pra bashkëatdhetarit tonë i takon edhe vendi i nderit i kineastit të parë në Ballkan.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version