Nën përkujdesjen e posaçme të Kryegjyshit Botëror Dede Baba Edmond Brahimaj, me rastin e lindjes së Imam Aliut, do të organizohen një sërë aktivitetesh në selinë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë. Në datën 20 Mars do zhvillohet një sesion shkencor. Ekspozita e datës 22 Mars, panairi, koncerti nefese bektshiane, rituali i mbjelljes së luleve dhe pemëve, prezantimi i kuzhinës së familjeve bektashiane me rastin e Sulltan Novruzit, etj, do të jenë pjesë përbërëse e aktiviteteve.
Specialistët e Muzeologjisë Z. Enver Kushi dhe Znj.Sotirulla Hoxha, patën sot një diskutim me Presidentin e Nderit të QMKSH, Z. Shpëtim Sala. Si pjesë e ekspozitës në Kryegjyshatën Botërore, QMKSH do të kontribuojë me disa botime në osmanisht të Sami Frashërit, libra dhe botime të tjera të vëllezërve Frashëri, fotografi të rralla, flamuj, separate nga dorëshkrimet e Ferit Vokopolës, etj.