Kadri Kërciku
Në Tiranë, më 22 Nëntor 1972, ndërroi jetë, mjeku dermatolog, profesor i shkencave mjekësore, Kadri Kërciku. U diplomua në Universitetin e Gracit në Austri. Pas kthimit në atdhe , shërbeu në Spitalin Civil të kryeqytetit. Me hapjen e Institutit të Lartë Mjekësor dhe më pas të Universitetit të Tiranës, punoi si shef i katedrës së dermatologjisë, duke drejtuar dhe klinikën përkatëse. Ka botuar një sërë artikujsh shkencorë dhe tekste mësimore për Fakultetin e Mjekësisë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare