Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

22 Prill 1880, Shtabi Ushtarak i sapoformuar zhvilloi betejën e parë me ushtritë malazeze

Për mbrojtjen e Hotit dhe të Grudës, që sipas Protokollit të Stambollit, të nënshkruar nga Ambasadorët e Fuqive të Mëdha në Stamboll, më 18 prill 1880, u formua Shtabi Ushtarak me komandant Kolonel Hodo Sokoli dhe nënkomandant Preng Bib Dodën, që komandonin 1500 vullnetarë shkodranë dhe mijra malësorë, që u bashkuan me ta. Më 22 Prill, u zhvillua beteja e parë me ushtritë malazeze, që përfshinte 20 batalione të armatosura me armë moderne dhe artileri. Malazezët u thyen nga vullnetarët shqiptarë, që mbronin tokat e tyre. Kështu dështoi Protokolli i Stambollit.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version