Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

22 Prill 1881 u zhvillua beteja ndërmjet forcave osmane dhe atyre të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Më 22 Prill 1881, pranë fshatit Slivova, u zhvillua një betejë e ashpër ndërmjet forcave të shumta osmane të udhëhequra nga Dervish Pasha dhe forcave të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që komandoheshin nga Mic Sokoli, Binak Alia dhe Sulejman Vokshi. Luftimet zgjatën 5 orë dhe shkaktuan humbje të rënda, për të dy palët. Turqit lanë në fushën e betejës 1800 të vrarë, kurse shqiptarët 800 dëshmorë. Gjatë betejës, armiku që kishte epërsi në numër dhe armatime, përdori edhe artilerinë. Për të ngritur moralin e bashkëluftëtarëve, komandant Mic Sokoli, u hodh mbi grykën e topit dhe u vra duke e mbuluar me trupin e tij. Për atdhetarizmin dhe trimërinë e tij, Kuvendi Popullor i ka dhënë titullin e lartë, “Hero i Popullit”. Ai është përjetsuar në art dhe muzikë. Tabloja e Sali Shijakut, “Mic Sokoli” pasqyron aktin e fundit heroik në Slivovë, më 22 Prill të vitit 1861, kur ra për t’u përjetsuar në historinë e kombit tonë.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version