Afër Tetovës, në fushën e Pollogut, më 22 Qershor 1453, u zhvillua një betejë e ashpër midis ushtrisë shqiptare të udhëhequr nga Gjergj Kastrioti dhe ushtrive osmane të komanduara nga Ibrahim beu. Forcat shqiptare sulmuan turqit përballë dhe në krahun e djathtë. Kur armiku nuk e priste, Moisi Golemi me repartet e tij, i dha goditjen e tretë dhe armiku u shpartallua. Ushtria shqiptare, e ndoqi kundërshtarin deri në thellësi të fushës së Pologut.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare