Në qytetin e Korçës, më 22 Qershor 1940, u lind mjeku Gjergji Minga, “Doktor i Shkencave Mjekësore”. Në vitin 1961, u diplomua në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë. Për rezultate të mira në mësime, krahas praktikës mjekësore, jepte dhe leksione në Fakultet dhe gjatë viteve 1970-1975 edhe në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Pesë vjet provoi qarkullimin në spitalin e Shkodrës. Pas kthimit në Tiranë, vazhdoi leksionet në Fakultet, punoi në dikasterin e Shëndetsisë dhe drejtoi qëndrën e Mjekësisë Bërthamore. Doktor Minga, është autor i 8 teksteve universitare, i një monografie, i disa dhjetra artikujve shkencorë dhe bashkautor i fjalorit latinisht-shqip. Si shumë mjekë me shpirt të ndjeshëm, doktorin e ka tërhequr arti dhe kultura. Që kur ishte student, ka drejtuar gazetën satirike, “Syri dhe veshi” dhe “Orën gazmore” të fakultetit, ka organizuar dhe drejtuar shumë veprimtari artistike studentore. Nga pena e tij, kanë dalë dhe skenarë, skeçe, parodi, vjersha satirike. Në faqet e gazetave dhe revistave të kohës, ka botuar shkrime letrare dhe publicistike.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
17 Nëntor , Dita Ndërkombëtare e studentëve
-
17 Nëntor 375, vdiq Valentiani I, perandor i Perandorisë Romake me prejardhje ilire
-
17 Nëntor 1401, Senati Venedikas demaskon Gjergj Strazimirin
-
17 Nëntor 1912, patriotët shqiptarë ngrenë flamurin në Durrës
-
17 Nëntor 1930, lindi Marika Kallamata, artisja e mirënjohur shqiptare