Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

22 Qershor 1940, lindi në Korçë mjeku Gjergji Minga

Në qytetin e Korçës, më 22 Qershor 1940, u lind mjeku Gjergji Minga, “Doktor i Shkencave Mjekësore”. Në vitin 1961, u diplomua në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë. Për rezultate të mira në mësime, krahas praktikës mjekësore, jepte dhe leksione në Fakultet dhe gjatë viteve 1970-1975 edhe në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Pesë vjet provoi qarkullimin në spitalin e Shkodrës. Pas kthimit në Tiranë, vazhdoi leksionet në Fakultet, punoi në dikasterin e Shëndetsisë dhe drejtoi qëndrën e Mjekësisë Bërthamore. Doktor Minga, është autor i 8 teksteve universitare, i një monografie, i disa dhjetra artikujve shkencorë dhe bashkautor i fjalorit latinisht-shqip. Si shumë mjekë me shpirt të ndjeshëm, doktorin e ka tërhequr arti dhe kultura. Që kur ishte student, ka drejtuar gazetën satirike, “Syri dhe veshi” dhe “Orën gazmore” të fakultetit, ka organizuar dhe drejtuar shumë veprimtari artistike studentore. Nga pena e tij, kanë dalë dhe skenarë, skeçe, parodi, vjersha satirike. Në faqet e gazetave dhe revistave të kohës, ka botuar shkrime letrare dhe publicistike.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version