Në Selanik më 23 Janar 1909, vdiq veprimtari i lëvizjes kombëtare Halit Bërzeshta. Ai lindi në vitin 1840 në Bërzeshtë dhe u diplomua për farmaci në shkollën mjekësore ushtarakë të Stambollit. Bashkëpunoi me vëllezërit Frashëri për përhapjen e gazetave dhe librave në gjuhën shqipe. Përkrahu Lidhjen Shqiptare të Pejës dhe ishte ndër themelonjësit e “Komitetit për Lirinë e Shqipërisë” që u ngrit në Manastir. Për veprimtarinë e tij patriotike u dënua me vdekje, por për shkak të protestave të shumta, dënimi iu kthye në internim të përjetshëm në Bejrut. Në vitin 1908 u kthye në Shqipëri.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Janar 1828, lindi Elena Gjika, grua e ndritur e Rilindjes
-
22 Janar 1788, lindi Bajroni, poet anglez e mik i shqiptarëve
-
22 Janar 1914, Qeveria e Ismail Qemalit dha dorëheqjen
-
22 Janar 1919, Shqipëria shpallet zonë lufte nga Komanda italiane
-
22 Janar 1949, lindi Fran Camaj, gazetar shqiptar në Mal të Zi