Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

23 Janar 1916, u vra Isa Boletini

Në Podgoricë, më 23 Janar 1916, u vra pabesisht nga malazezët heroi i kombit shqiptar Isa Boletini.  Bashkë me të ranë edhe djemtë e tij Halili dhe Zahidi, dy nipërit,dhe tre luftëtarë të tjerë. Isa Boletini ishte vetëm 17 vjeç kur mori pjesë në luftimet që zhvilluan njësitë e “Lidhjes së Prizrenit” kundër forcave osmane. Ishte një ndër themeluesit dhe drejtuesit e “Lidhjes Shqiptare të Pejës”, dhe organizator i “Kuvendit të Ferizajt”. Në vitin 1912 ishte në krah dhe në mbrojtje  të Ismail Qemalit në ngritjen e Flamurit. Ai organizoi forcat e armatosura në mbrojtje të Qeverisë së Vlorës. Në 51 vite jetë Isa Boletini me trimëri e vendosmëri luftoi si pak të tjerë për kombin shqiptar.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version