Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

23 Janar 1937, Kel Marubi publikoi në Shkodër koleksion kartolinash

Kryemjeshtri i artit fotografik Kel Marubi, më 23 Janar 1937, botoi një koleksion kartolinash me panorama të monumenteve të kulturës së qytetit të tij të lashtë dhe riprodhime veprash të piktorëve shkodranë. Binin në sy “Oxhaku i vjetër i Kol Heqimit”, “Sallon shqiptar në Shkodër”, “Baba Ali Myrteza Kruja”, “Zoja katolike”, “Sokolesha e Dukagjinit”, “Malësorët e Shalës” “Zoja Muhamedane” etj.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version