Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

23 Korrik 1880, me nismën e Abdyl Frashërit, u mblodhën në Gjirokastër përfaqësues nga i gjithë vendi

Me nismën e Abdyl Frashërit, më 23 Korrik 1880, u mblodhën në Gjirokastër përfaqësues nga i gjithë vendi. Në Kuvendin e Gjirokastrës, u pleqërua çështja e autonomisë se Shqipërisë, koha e shpalljes dhe mënyra e arritjes së saj. Shumica e delegatëve, u shprehën për luftën e armatosur dhe kjo duhej, kur Porta e Madhe po njihte pushtimin e trojeve shqiptare nga ushtritë malazeze dhe greke. Në këto kushte Lidhja e Prizrenit, do të merrte në dorë pushtetin politik dhe do ta shpallte veten, Qeveri të Përkohshme, me të gjitha kopetencat që rrjedhin prej kësaj. Vendimet e Kuvendit të Gjirokastrës, shënonin një hap përpara, drejt formimit të shtetit kombëtar shqiptar.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version