Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

23 Korrik 1909, xhonturqit organizuan Kongresin e Dibrës

Për të krijuar iluzione te shqiptarët, më 23 Korrik 1909, xhonturqit organizuan Kongresin e Dibrës. Në të morën pjesë 325 delegatë, nga krahina të ndryshme të Perandorisë, ku përveç shqiptarëve kishte dhe grekë, vilehë, maqedonë, serbë etj. Në të morën pjesë edhe patriotë, si Sotir Peci, Feim Zavalani, Dervish Hima, Loni Logori, etj. Kongresi miratoi një program prej 17 pikash, ku flitej edhe për shkollat shqipe dhe alfabetin shqip. Po shtypi shqiptar i kohës, e demaskoi këtë manovër të xhonturqëve dhe theksoi se shkolla dhe arsimi shqip, nuk mund të shkëputen nga lufta, për çlirimin e vendit.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version