Në malin e Sinjës, jo larg Beratit, më 23 Korrik 1912, u mblodh Kuvendi i Sinjës, ku morën pjesë kryengritës, udhëheqës të çetave të armatosura dhe organizatorë e veprimtarë të lëvizjes kombëtare. Kuvendi miratoi memorandumin, që mban firmat e 46 përfaqësuesve si të Izet Zavalanit, Pandeli Çalës, Mustafa Kapinovës, Jaup Korçës, Mahmut Zaloshnjës, Sejfulla Staraveckës, Abaz Pobratit, Tasi Manes, Kosta Marinës, etj. Memorandumi, u shpërnda nëpër qytetet e Shqipërisë dhe konsujve të huaj. Ndërkohë kryengritësit shqiptarë pushtuan zyrën e postë telegrafit në Fier dhe e transmetuan përmbajtjen e tij edhe në Stamboll, duke e detyruar vezirin e madh, të zhvillojë bisedime me kryengritësit shqiptarë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Shkurt 1420, marrëveshje e rëndësishme tregëtare e Gjon Kastriotit me Raguzën
-
25 Shkurt 1807, lindi dramaturgu Italian Karlo Golodini; pjesët e tij janë luajtur me sukses në Shqipëri
-
25 Shkurt 1922, Zogu shpërndau Këshillin Kombëtar
-
25 Shkurt 1934, parlamenti miratoi ligjin mbi pensionet civile dhe ushtarake
-
25 Shkurt 1930, marrëveshje tregëtare me Egjiptin