Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

23 Maj 1914, kryengritësit sulmojnë Durrësin, aty ku ndodhej qeveria e Vidit

Kryengritësit, pasi pushtuan Tiranën dhe Shijakun, më 23 Maj 1914, kryen një sulm të furishëm kundër Durrësit, ku e kishte selinë e vet qeveria e Vilhelm Vidit. Ata hynë deri në lagjet periferike të qytetit. Për të ndihmuar forcat qeveritare, rrëmbyen armët e shkuan në luftë, mjaft vullnetarë patriotë. Pas luftimesh të përgjakshme, ata i zbrapsën kryengritësit në kodrat e Rrashbullit. Por kjo, nuk e lehtësoi gjendjen kritike të qeverisë, sepse zjarri i kryengritjes, u përhap në krahina të tjera të vendit.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version