Gazetari Salih Kabeshi, u lind në Tamac të Kosovës, më 23 Maj 1947. Pas diplomimit në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, bashkëpunoi me fletoren “Zëri i Kosovës” dhe me gazetat sllovene “Kladina”, “Delo”, dhe “Dnevnik”, Ai është themeluesi dhe drejtuesi i revistave të njohura, “Alternativa” dhe “Republika” dhe bashkëpunëtor i përhershëm i “Epokës së re”. Bashkë me Boris Jezhin, në vitin 1990, botuan librin, “E kujt është Kosova”. Nga pena e tij kanë dalë edhe qindra komente politike, reportazhe, dhe shkrime humoristike dhe satirike.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
24 Shkurt 1877, lindi albanologu i shquar Nobert Jokli
-
24 Shkurt 1879, lindi në Kalabri studiuesi arbëresh Kozmo Serembe
-
24 Shkurt 1899, lindi në Shkodër dr. Lush Pogu
-
24 Shkurt 1914, amatorët shkodranë vunë në skenë dramën e Anton Xanonit
-
24 Shkurt 1938, përkujtohet sot diplomati shqiptar Gjergj Pekmezi