Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

23 Nëntor 1843, lindi folkloristi arbëresh Bernard Bilota

Bernard Bilota

Në Fransita të Kozencës në Italinë e Jugut, më 23 Nëntor 1843, u lind poeti, gjuhëtari dhe folkloristi arbëresh, Bernard Bilota. Ishte ndër nismëtarët e dy kongreseve gjuhësore arbëreshe, që u zhvilluan në Kalirjanë Kalabro, më 1895 dhe në Lungër 1897. Botoi shqip dy vëllime me vjersha dhe italisht pesë vepra studimore me karakter gjuhësor, arkeologjik e historik. Në Tiranë, në vitin 1967, u botua poema e tij “Shpata e Skënderbeut”. Nga krijimtaria e Bernard Bilotës, kanë mbetur në dorëshkrim edhe mjaft vepra të tjera me interes, që flasin për zakonet, jetën dhe gjuhën e popullit arbëresh.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version