23 Qershor 1937, lindi në Trebickë të Korçës, “Artisti i Popullit” Viktor Gjika

Kinematografia shqiptare, sot kremton përvjetorin e lindjes së, “Artistit të Popullit” Viktor Gjika, operator, regjizor dhe skenarist i shquar. U lind në Trebickë të Korçës, më 23 Qershor 1937. U diplomua në Moskë, si kinooperator. Karrjerën artistike e filloi me filmin “Debatiku” dhe “Detyrë e posaçme”; ka xhiruar dhe një seri dokumentarësh. Puna e tij e pavarur, si operator dhe regjizor, ishte filmi dokumentar, kushtuar ndërtimit të hidrocentralit të Bistricës, që u nderua me çmim të Republikës, kurse puna e parë regjizoriale, në filmin artistik, ishte “Komisari i Dritës”. Këto ishin hapat e para, që u pasuan me shumë filma dokumentarë dhe artistikë, disa prej të cilave janë nderuar me çmime të festivaleve dhe çmime të Republikës. Viktor Gjika, është autor i disa skenarëve dhe është shquar edhe si kritik arti. Gjatë viteve 1984-1991, ai ka drejtuar kinostudion “Shqipëria e Re”, që ishte e vetmja qëndër kinematografie në vendin tonë.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Leave a Reply