Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

23 Shkurt 1923, lindi kompozitorja Dhora Leka

Më 23 Shkurt 1923 u lind në Korçë partizania dhe kompozitorja e apasionuar Dhora Leka. Si nxënëse e Institutit Femnor të Tiranës ajo që në transmetimet e para këndoi para mikrofonit. Kur plasi lufta ajo doli malit me shumë shoqe të tjera dhe me pushkë e këngë i luftoi pushtuesit nazifashistë. Ajo krijoi këngët e para partizane si, “Kushtrimi i lirisë”, “Britma e çlirimit”, “Rini, rini”, “Hakmarrje”, “Në ato maja rripa-rripa”, u bënë himn për luftëtarët e lirisë. Me këto këngë kompozitorja e re pas çlirimit u kthye te mikrofoni i Radio-Tiranës, per t’i përhapur në mbarë botën. Pas diplomimit në konservatorin “Çajkovski” të Moskës, Dhora Leka emërohet dhe punon në redaksinë e muzikës në Radio-Tirana; jep mësim në Liceun Artistik, kompozon muzikë klasike: “Uvertura”, “Shqipëri, Atdheu im”.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version