Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

24 Janar 1919, u shua në Itali Ismail Qemali

Në Itali më 24 Janar 1919, vdiq patrioti i shquar i kombit tonë, Ismail Qemali, Hero i Popullit. Gjatë gjithë jetës së tij ai punoi dhe u përpoq për lirinë dhe pavarsinë e atdheut. Ishte midis atdhetarëve të shquar që formuluan 12 kërkesat drejtuar qeverisë turke për dhënien e një autonomie territoriale dhe administrative për të gjithë trojet shqiptare. Ismail Qemali luajti një rol të shquar në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Në prag të kësaj ngjarjeje të madhe historike, ai udhëtoi nëpër Europë, duke marrë kontakte me shtetarë, diplomatë të huaj dhe me kolonitë shqiptare të mërgimit për parapërgatitjen e kushteve të nevojshme dhe pastaj, bashkë me përfaqësues të krahinave të ndryshme të vendit, erdhi në Vlorë, ku kryesoi Kuvendin Kombëtar, që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version