Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

24 Janar 1949, lindi Gjon Belushi, aktor Hollivudi me prejardhje shqiptare

Më 24 Janar 1949, në një familje mërgimtarësh shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u lind Gjon Belushi, artist i shquar i Hollivudit. Luajti rolet kryesore në disa filma komikë, duke u  bërë i njohur dhe i dashur për shikuesin amerikan. Karrierën artistike Gjon Belushi e nisi si portier kinemaje dhe brenda një kohe të shkurtër u kthye në një yll që u fut hareshëm në shtëpitë e amerikanëve. Ai nëpërmjet mikrofonit dhe  ekranit bëri Amerikën  të qajë dhe të qeshë. Ai shkëlqeu me punën e tij duke nderuar emrin e vet dhe të atdheut të tij, Shqipërisë. Vdiq i ri në moshën 33 vjeçare, por rrugën e tij po e vazhdon i vëllai, Xhejms Belushi.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version