Në Kuvendin Kombëtar të Junikut, që zhvilloi punimet më 21-25 Maj 1912, u shqua prijësi i ri 20 vjeçar nga Krasniqi i Malësisë së Gjakovës, Zeqir Haliti. Në betejën e Qafë Morinës më 1910, ai luftoi dhëmb për dhëmb kundër ekspeditës turke të komanduar nga Shefqet Turgut Pasha. Mori pjesë në dhjetra beteja të mëdha e të vogla, gjatë kryengritjes së përgjithshme të vitit 1912 dhe sidomos në betejën, që zhvilluan kryengritësit shqiptarë, të udhëhequr nga Bajram Curri, kundër pushtuesve serbo-malazezë, gjatë viteve 1912-1913. Ai nuk i kishte mbushur 35 pranverat, kur ra në luftë, në vitin 1917.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare